Veshja e tepruar e bebeve dhe fëmijëve dhe futja e tyre në disa shtresa të rrobave të trasha është e dëmshme për organizmin e tyre.
Profesori nga fakulteti i Mjekësisë në Universitetin turk “Nexhmedin Erbakan” Konj Rahmi Ors paralajmëron se bebat dhe fëmijët e vegjël janë shumë të ndjeshëm dhe se me ta duhet shumë me kujdes të veproni.
Ai theksoi se ekziston një varg gabimesh të cilat shumica e prindërve i bëjnë, të cilat mund të kenë pasoja shumë të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Njëra nga to është e lidhur me ngrohjen e tepruar të fëmijëve me shumë rroba të veshura.
Për fëmijën është plotësisht mjaftueshëm që jashtë, madje edhe në pikë të dimrit, të jetë i ngrohur deri në një temperaturë mesatare të dhomës po prej 20 gradë celsius, dhe që nuk ka nevojë që ngrohet deri në masën që të djersitet, sikur në rrugë të ishte temperatura mbi 40 gradë.
Fëmijët të cilët vishen tejmase janë të ekspozuar në rrezikun e dehidratimit, gjegjësisht humbjes së lëngjeve në organizëm, përcjell femra.net.
Ajo mund të ketë pasoja negative në punën e veshkave, dhe ndodh që në rastet ekstreme të sjellë deri tek pasojat tragjike.
Ngrohja e menjëhershme e organizmit rrit edhe sasinë e substancave të dëmshme në gjak, që gjithashtu mund të reflektojë negativisht në organizëm – porosit dr. Ors.
Gjithashtu, ai paralajmëron prindërit që vogëlushët e tyre të mos i mbulojnë së tepërmi edhe atëherë kur shkojnë për të fjetur gjumë, sepse me atë dëmtohet kualiteti i gjumit të vetë fëmijës.
Nxehtësia e tepërt nuk është aspak më e padëmshme se të ftohtit, dhe këtë të gjithë do të duhet ta kenë në mendje. Është e rëndësishme që të mbahet temperatura optimale, mirëpo jo edhe të teprohet me masat e marra – konkludon dr. ORS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve