LAJMI I FUNDIT:

Mos e rregulloni shtratin, në mënyrë që të keni më pak mikrobe (Video)

Mos e rregulloni shtratin, në mënyrë që të keni më pak mikrobe (Video)

Gjëja e parë që bëni pasi të zgjoheni në mëngjes, pas pastrimit dhe një kafeje, është rregullimi i shtratit, për një gjumë më komod në mbrëmje.

Kjo zakonisht është një rutinë normale, por që shkencëtarët po besojnë se nuk është e mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, kjo bën që mikrobet të zhvillohen më shumë, apo së paku të mos mbyten.

Në një raport të BBC, thuhet se rregullimi i shtratit, ndihmon në zhvillimin e mikrobeve.


“Mikrobet mund të mbijetojnë, vetëm kur marrin lagështi nga atmosfera, e po që se nuk kanë ngordhin. Me puthitjen e çarçafëve të djersitur me dyshekët po të djersitur, ju ndihmoni në zhvillimin e insekteve” thuhet në raport.

Pa marrë parasysh nivelin e lagështisë, gjithmonë ka vend që mikrobet të zhvillohen dhe të mbesin gjallë.

Pra, kjo sjell një varg problemesh si astma, alergji dhe shumë sëmundje tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori