LAJMI I FUNDIT:

Morrat e pështirë që shkaktojnë kruarje në pjesën pubike (Video)

Morrat e pështirë që shkaktojnë kruarje në pjesën pubike (Video)

Në videon e plasuar më poshtë, shihet vetëm një morr, që është futur thellë në pjesën pubike të një mashkulli.

Burri 56-vjeçar, ka shkuar te mjeku me kruarje të mëdha, në hapësirën nën brekë, që i ka pasur për tre muaj.

Mjekët në Nicë të Francës, e kanë kontrolluar në detaje këtë burrë, të cilit i janë gjetur pika të zeza në bark dhe legen.

Kur e kanë kontrolluar atë me termoskop, pajisje që përdoret nga dermatologët, për të shikuar shtresat e lëkurës, i kanë gjetur morra.


Sipas raportit të përshkruar në New England Journal of Medicine, këta morra janë shumë më të vegjël se ata të kokës, por kanë kthetra të mëdha, me të cilat shkaktojnë shumë dhimbje.
Këta parazitë gjakpirës, shumohen shpejtë, duke i shkaktuar njeriut dhimbje të mëdha.

Mësohet se në rastin në fjalë, mjekët i kanë kërkuar pacientit të rruaj zonën pubike dhe të përdor krem Permerthin, që është efikas në heqjen e tyre.

Mjekët paralajmërojnë se në rast të kruarjeve me dhimbje, të vizitohet mjeku sa më parë, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori