LAJMI I FUNDIT:

Moody’s ul aftësinë e pagesës së shtetit grek me tre shkallë

Moody’s ul aftësinë e pagesës së shtetit grek me tre shkallë

Agjencia për vlerësimin financiar Moody's ka ulur aftësinë e pagesës së shtetit grek me tre shkallë. Moody's shpjegoi këtë hap me shtimin e rrezikut që Greqia të mos sigurojë kredi të reja financiare për stabilizimin e vendit. Me vlerësimet më të reja, Greqia bie në një nivel jashtëzakonisht të ulët spekulativ dhe do ta ketë edhe më vështirë të gjejë kreditorë.

Agjencia Moody’s është pesimiste edhe sa i përket ardhmërisë së afërt greke. Ndërkohë Greqia ka kumtuar se ulja e vlerësimeve për aftësitë e saj të pagesave nuk do të ndërpresë përpjekjet e qeverisë në Athinë për përshpejtimin e reformave dhe daljen nga kriza.

Ekspertët e BE-së janë duke vlerësuar aktualisht në Athinë nëse Greqia po përparon në procesin e uljes së borxheve prej rreth 350 miliardë euro. Nga këto vlerësime varet nëse do të paguhet kësti i pestë i kredive emergjente në vlerë prej 12 miliardë eurosh. /Telegrafi/