LAJMI I FUNDIT:

Monedha shqiptare mbush 72 vjet

Monedha shqiptare mbush 72 vjet

Më 7 korrik 1947 dekretohet Ligji nr. 445 mbi Këmbimin e Monedhës. Me një urdhëresë të veçantë, brenda 10 ditëve, në datat 11-20 korrik 1947, duhet të këmbeheshin pa kufizim, të gjitha kartëmonedhat e emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar me prerje 5, 20, 100 dhe 500 franga, si dhe disa monedha të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë, që kishin mbetur ende në qarkullim.

Banka e Shtetit Shqiptar do të emetonte monedhën e re “Lekë”, duke prerë monedhat e reja me vlerë nominale 1/2 lek, 1 lekë, 2 lekë e 5 lekë, si dhe kartëmonedhat e reja 10 lekë, 50 lekë, 100 lekë, 500 lekë dhe 1,000 lekë.


E njohur si reforma e dytë monetare, kursi i këmbimit do të ishte në raport 1 frang baras me 9 lek. Në këtë raport u vlerësuan edhe çmimet e mallrave, shërbimet publike e private, qiratë, pagat e punës, debi-kreditë, të ardhurat e shpenzimet, tatimet e taksat, etj. /Telegrafi/