LAJMI I FUNDIT:

Moggi pronar i ri i Romës?

Moggi pronar i ri i Romës?

Ish-drejtori i Juventusit dhe njëherit njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, sipas spekulimeve të mediumeve në Apenine, së shpejti pritet të bëjë një ofertë për të marrë nën drejtim Romën dhe atë si pronar.

Forzaromainfo.it shkruan se gazetari i Mediaset, Maurizio Pistocchi, i ka thënë Radio Incontros se një ‘drejtor i suspenduar dhe që ka qenë një kohë të gjatë i bombarduar nga federata’ është duke kooperuar në çështjen e pronarit të ri të Romës.

Sipas gjithë kësaj, Moggi si duket do të bëhet ose pronar i ri i Romës, ose do të bëhet drejtor i ardhshëm i Romës, nën pronarët e rinj, të cilët sipas të gjitha gjasave do të jenë një grup miliarderësh nga Arabia. /Telegrafi/