LAJMI I FUNDIT:

Modele të reja të Nokia X, rrugës për në treg?

Modele të reja të Nokia X, rrugës për në treg?

Me sa duket, telefonat e Nokia’së të bazuar në sistemin operativ të Google, Android nuk kanë qenë vetëm eksperiment i kompanisë e cila tashmë është në pronësi të Microsoft, pasi që tani pretendohet se Nokia do të zbulojë edhe disa modele të reja të telefonave në linjën e Android, të njohur si X.

BGR India thotë se modelet e reja të Nokia X do të sjellin një buton të veçantë për ballinën e ekranit, me të cilën edhe do të dallohen më lehtë. Për më shumë, modelet e kaluara të kësaj linje, Nokia X, Nokia XL dhe Nokia X+ nuk e kanë pasur një buton të tillë, edhe nëse i njëjti iu është nevojitur.

Fatkeqësisht, në këtë moment nuk dihen më shumë info për modelet e reja të telefonave të linjës X, apo nëse marka Nokia do të vazhdojë të jetë pjesë e këtyre modeleve të reja.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: Microsoft e ka ndërmend të prodhojë modele të reja dhe të lira të telefonave të mençur, të cilët do ti bazojë në platformën Android, por me ndërfaqen e saj të personalizuar. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Video-lojërat Netflix vijnë edhe për ekranet televizive dhe kompjuter

Lojëra
AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

AirPods të Apple përmirësohen me veçori të fuqishme - Siri Interactions

Teknologji
Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Se detajet bëjnë diferencën - skanimi CT tregon më së miri dallimin mes AirPods-ave origjinale dhe atyre falso

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Google thotë se aplikacioni Lens mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori