LAJMI I FUNDIT:

Mirush Kabashi interpreton në Londër (Video)

Mirush Kabashi interpreton në Londër (Video)

Në debutimin e parë në një skenë teatrale londineze, mjeshtri i skenës shqiptare, Mirush Kabashi interpretoi me një nivel shumë të lartë artistik monodramën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Në shfaqjen e dhënë në teatrin e Londrës “King’s Place”, në një sallë të tejmbushur nga diplomatë të huaj të akredituar në Londër, artdashës anglezë dhe shqiptaro-britanikë, aktori i mirënjohur shqiptar përçoi tek publiku vlerat e një interpretimi mjeshtëror artistik dhe forcën e fjalës shqipe në skenë.

Pas shfaqjes Mirush Kabashi tha për Top-Channel se ndihej krenar dhe i privilegjuar që kishte interpretuar në një skenë teatrale londineze, pasi siç u shpreh ai, Londra është Londër, metropol i artit dhe vendi i Shekspirit të madh.


"Shfaqja edhe mua më pëlqeu shumë sepse nuk mund të kuptohet mbarëvajtja e një shfaqjeje pa spektatorin. Niveli i spektatorit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në mbarëvajtjen e një shfaqjeje, pasi aktori kërkon të japë më të mirën, të pasyrojë ose komunikojë dhe përcjellë jo vetëm mesazhe. Këtu me të vërtetë qe një ambjent i tillë, prandaj është Londër", u shpreh Kabashi.

"Apologjia e Vërtetë e Sokratit" u organizua nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Britani dhe me sponsorizimin e disa biznesmenëve shqiptarë në Londër. Ambasadori Mal Berisha, duke folur pas shfaqjes tha se, arti dhe kultura shqiptare janë të një cilësie dhe një niveli evropian dhe botëror.

"Ndoshta gjëja me të cilën ne e bindim më shumë Evropën që jemi njerëz që i takojmë këtij kontinenti është arti dhe kultura. Sonte pamë një shfaqje e cila ka dinjitetin e duhur për t’u performuar në çdo sallë presitigjioze të botës, siç është kjo këtu sonte", tha ambasadori Berisha.

Në shfaqjen e dhënë në teatrin e Londrës "King’s Place" të pranishmit e huaj e ndiqnin përmbajtjen e monodramës njëkohësisht përmes titrave në anglisht, çka mundësoi që publiku anglez të shijonte përmes mjeshtërisë artistike të aktorit Mirush Kabashi këtë vepër të fuqishme të antikitetit, me një aktualitet absolut të kohës që jetojmë. /TCH/

Në trend Kultura

Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Turqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër

Kulture
RAMON

RAMON

Poezi
Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Çfarë na zbulon portreti i ri i Mbretit Charles III?

Piktura
Eggs Benedict

Eggs Benedict

Fjala+
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Kalo në kategori