LAJMI I FUNDIT:

Milani, plan për Ibrahimovic

Milani, plan për Ibrahimovic

Milani është duke planifikuar transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ndërsa për ta bërë këtë, Rossonerët duket se kanë një strategji të qartë.

Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, e di se Ibrahimovic kushton 50 milionë euro dhe për këtë arsye ka urdhëruar drejtorët e klubit që t’i shesin lojtarët e panevojshëm për të grumbulluar mjete për transferimin e suedezit.

Milani tashmë ka shitur portierin Marco Storari për 4.5 milionë euro, ndërsa ‘sëpatës’ rossonere pritet t’i nënshtrohen dhe Klaas-Jan Huntleaar e Matheiu Flamini, për të cilët Milani shpreson të fitojë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/