LAJMI I FUNDIT:

MIKU

MIKU

Poezi nga: Gregory Corso
Përktheu: Fadil Bajraj

Miqtë duhen të ruhen
Miqtë duhet të rifitohen
Dhe bile edhe miqtë e humbur duhet të bëhen miq të rifituar
Ai s’kishte armiq të gjithë ata i kishte bërë miq
Miku do të vdes për ju
Me përshëndetje sa për sy e faqe kurrë s’mund të bësh miq
Disa miq duan të bëhen miq të të gjithëve
Ka miq të tillë që ju largojnë prej miqve
Miqtë besojnë në miqësi me hakmarrje!
Disa miq gjithnjë duan t’ju bëjnë favore
Disa gjithmonë duan të jenë PRANË jush
S’të ka hije të ma punosh kësisoj unë jam MIKU yt
Miku im tha GJFD
Të jemi miq thonë BRSS-të
Cikërrimtari plak gjente kënaqësi në vetmi gjatë Kërshëndellave
Ndërsa Leopoldi dhe Loebi bënin plane gjatë natës!
Et tu Brute
Unë kam shumë miq por ngandonjëherë s’jam mik i askujt
Shumica e miqve janë meshkuj
Miqtë e dinë kur je hallexhi
Për këtë ata gjakojnë!
Vashat gjithmonë i preferojnë meshkujt për miq
Vargonjtë e miqësisë nuk janë të pandashëm
Ata që s’kanë asnjë mik e duan t’i kenë disa shpeshherë janë ngjethës
Ata që kanë miq e nuk i duan janë të paracaktuar të vuajnë
Ata që s’kanë asnjë mik dhe s’duan të kenë janë madhështorë
Ata që kanë miq dhe duan duken të dëshpëruar dhe njerëzor
Ngandonjëherë bërtas Miqtë janë vrasës!
Marrëzi!
E gjithë kjo është humbje INDIVIDUALE e kohës –
Pa miq jeta do të ishte e ndryshme por jo e mjerueshme
A i duhet ndokujt miku në parajsë?!