LAJMI I FUNDIT:

Microsoft përgatit modelin Lumia 840

Microsoft përgatit modelin Lumia 840

Me sa duket Microsoft e ka një model të ri të telefonit të bazuar në Windows Phone në përgatitje, dhe thuhet se ky model do të jetë Microsoft Lumia 840 që do ta zëvendësojë Lumia 830.

Microsoft Lumia 840 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5 inç dhe kamerën Lumia PureView.

Kamera e përparme besohet se do të jetë me 5 mega-piksel, ndërsa kamera e pasme me 14 mega-piksel.

Sipas faqes NPU e cila e ka publikuar një fotografi të Microsoft Lumia 840, thuhet se ky është vetëm prototipi i telefonit që do të prezantohet zyrtarisht nga Microsoft. (Telegrafi)