LAJMI I FUNDIT:

Messi shënoi golin e 15-të në La Liga këtë sezon, vendos një rekord të paparë

Messi shënoi golin e 15-të në La Liga këtë sezon, vendos një rekord të paparë
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi vazhdon të koleksionojë rekorde çdo ditë e më shumë në karrierën e tij.

Barcelona ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin spanjoll, duke e mposhtur Celta Vigon me rezultat 2-0.

Golat në këtë fitore të gjigantit katalunas i shënuan nga Ousmane Dembele (10′) dhe Lionel Messi (45′).


Barcelona mposht me lehtësi Celta Vigon, vazhdon me fitore dhe si lider në La Liga
Lexo po ashtu Barcelona mposht me lehtësi Celta Vigon, vazhdon me fitore dhe si lider në La Liga

Megjithatë, goli i yllit argjentinas ngërthen me vete një rekord të paparë deri më tani në futbollin evropian.

Festa e Messit pas golit ndaj Celta Vigos (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ky ishte goli i 15-të i Messit në kampionatin spanjoll në këtë sezon, duke qenë lider në listën e golashënuesve.

Me këtë gol, sulmuesi argjentinas bëhet lojtari i parë në pesë ligat kryesore evropiane që arrin këtë numër golash në 11 sezone radhazi.

Sezoni i parë kur Messi arriti të shënoj mbi 15 gola ishte sezoni 2008/09, ku argjentinasi e mbylli sezonin me 23 gola nga 31 ndeshje.

Sezoni ku ylli i Barcelonës shënoi më shumë gola në La Liga ishte ai 2011/12, ku kishte shënuar plot 50 gola nga 37 ndeshje. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth Lionel Messit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lionel Messit