LAJMI I FUNDIT:

Messi mbyll vitin 2018 me më shumë gola se Ronaldo

Messi mbyll vitin 2018 me më shumë gola se Ronaldo
Messi dhe Ronaldo edhe në vitin 2018 kanë qenë makineri golash

Lionel Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola brenda vitit kalendarik 2018, duke tundur rrjetën plot 51 herë dhe duke lënë pas vete rivalin e madh, Cristiano Ronaldon me 49 sosh.

Edhe pse Ronaldo arriti të shënoj sot (e diel) dy gola kundër Sampdorias, Messi përfundon vitin 2018 me më shumë gola të shënuar.

Ylli argjentinas arriti të shënojë plot 51 gola këtë vit, në krahasim me 49 gola të shënuara nga portugezi.


Messi ka tejkaluar shifrën e 50 golave në tetë nga nëntë vitet e fundit dhe nuk ka shënuar 50 gola vetëm në vitin 2013, kur shënoi 45 gola në 47 ndeshje.

Messi dhe Ronaldo edhe në vitin 2018 kanë qenë makineri golash

Në anën tjetër, Cristiano ka shënuar gjithmonë më shumë se 50 gola që nga viti 2011, përveç këtij viti, ndërsa rekordin e ka me 69 të tilla në vitin 2013.

Por, shifra absolute vazhdon të mbahet nga Messi, i cili shënoi 91 gola në vitin kalendarik 2012.

Lufta për Këpucën e Artë vazhdon ende

Dy golat e Cristianos ndaj Sampdorias e lënë portugezin si golashënuesi më i mirë në Serie A me 14 gola, por e ka një më pak se Messi në La Liga, ku argjentinasi ka shënuar 15 gola deri tani.

Messi gjithashtu është fitues aktual i ‘Pichichit’, ndërsa lufta për Këpucën e Artë vazhdon deri në fund të sezonit 2018/19 dhe pritet të jetë një garë deri në ndeshjen e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori