LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik

Messi dhe Guardiola mund të ribashkohen, por raporti mes tyre jo gjithmonë ka qenë idilik
Lionel Messi dhe Pep Guardiola (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester City është duke udhëhequr garën për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona këtë verë.

Superylli argjentinas ia ka kërkuar klubit ndërprerjen e kontratës, ndërsa një prej arsyeve që ai po e shqyrton mundësinë e kalimit në Etihad Stadium, është shansi për t’u ribashkuar me Pep Guardiolan.

Trajneri dhe sulmuesi kanë bashkëpunuar për katër vite në Camp Nou duke i fituar 14 trofe të mëdha, në mesin e tyre dy Liga të Kampionëve.


(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në nivel individual, gjatë asaj periudhe (2008-2012), Messi fitoi edhe tre Topa të Artë, dy Këpucë të Arta evropiane dhe dy trofe Pichichi.

Barcelona shpreson që Messi të transferohet te City dhe të bëjë kompromis me ta për çmimin ose marrëveshje me lojtarë plus para
Lexo po ashtu Barcelona shpreson që Messi të transferohet te City dhe të bëjë kompromis me ta për çmimin ose marrëveshje me lojtarë plus para

Megjithatë, raporti ndërmjet Guardiolas dhe Leos jo gjithmonë ka qenë idilik – paqësor apo i lumtur.

Trajneri katalunas vendosi ta përfundonte qëndrimin te Barcelona në vitin 2012 duke thënë se po ikte “para se të lëndohej dikush”, ndërsa nuk iu referua askujt në veçanti.

Ndërsa në lamtumirën e Guardiolas, Messi ishte e vetmja figurë kyçe nga ekipi i parë që nuk ishte i pranishëm, derisa aty morën pjesë emra, si Carles Puyol, Xavi, Andres Iniesta, Victor Valdes, Cesc Fabregas, Sergio Busquets e Pedro.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi shpjegoi se arsyeja e mungesës së tij ishte si pasojë e emocioneve të mëdha që ishin përreth situatë dhe se dëshironte t’i shmangej presionit të shtypit.

Ndërsa mosprezenca e tij nga mediat dhe burimet pranë klubit është interpretuar si dëshmi se raportet me trajnerin prishur.

Në shtatorin e vitit paraprak, Messi ishte lënë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Real Sociedadit pasi kishte luajtur për Argjentinën. Trajneri e shpjegoi si vendim për t’i dhënë pushim lojtarit, mirëpo Messi nuk kishte folur me Pep për disa ditë më pas.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kah fundi i sezonit 2011/2012 kishte shprehur pakënaqësi për zgjedhjet e Guardiolas në ndeshjet e rëndësishme kundër Real Madridit dhe Chelseat, pasi trajneri kishte angazhuar Cristian Tellon dhe Isaac Cuencan, respektivisht.

City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad
Lexo po ashtu City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad

Transferimi i Zlatan Ibrahimovicit në verën e vitit 2010 ishte një tjetër shkaktim pakënaqësie ndërmjet lojtarit kyç të skuadrës dhe trajnerit.

(Foto: Jasper Juinen/Getty Images/Guliver)

Kur Guardiola u largua nga Barcelona në vitin 2012, dyshja i ndërprenë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Nuk kam pasur ndonjë raport me Pep prej se është larguar”, kishte deklaruar argjentinasi në vitin 2015.

Tash, rrugët mund t’iu bashkohen sërish në Mançester, tensioni mes tyre duket të jetë zbehur me kalimin e viteve, duke qenë se të dy janë të entuziazmuar që të punojnë sërish bashkë.

(Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)
Të mërkurën takohen Bartomeu me babanë e Messit, presidenti i Barcës me strategji të qartë
Lexo po ashtu Të mërkurën takohen Bartomeu me babanë e Messit, presidenti i Barcës me strategji të qartë

Sido që të jetë, fillimisht, Messi duhet ta gjejë mënyrën për t’u larguar nga Barcelona, ndërsa presidenti Josep Maria Bartomeu nuk ia bën aspak të lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Ndërkombëtare
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha

Mateta mori një nga goditjet më të egra në kokë nga portieri i Millwallit – u desh të largohej me barelë nga fusha

Ndërkombëtare
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Kalo në kategori