LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt janë më të lumtur se femrat

Meshkujt janë më të lumtur se femrat

Meshkujt përgjithësisht janë më të lumtur se femrat në jetë, veçanërisht kur është fjala për pamjen fizike, ka treguar hulumtimi i ri.

Një hulumtim i detajuar i 12 aspekteve të jetës moderne ka treguar që meshkujt përjetojnë nivele më të larta të lumturisë, respektivisht që janë më të lumtur me shtatë prej tyre, çka përfshin pagën, pamjen fizike dhe formën e trupit.

Rezultatet te femrat kanë qenë më të mira në disa fusha. Kështu është treguar që femrat janë më të lumtura në aspektin e jetës familjare, dashurisë dhe në kategorinë e jetës seksuale.

Megjithatë inkurajuese është e dhëna e cila tregon që niveli i lumturisë tek të anketuarit e rritur përgjithësisht ka qenë 64 për qind.


Iniciuesi i hulumtimit është Benenden Health, ndërsa është treguar që femrat mesatare janë më të lumtura me shëndetin e tyre dhe vendin e banimit.

Fushat tjera në të cilat meshkujt janë më të lumtur në krahasim me femrat janë perspektiva e tyre për karrierë, se si i shohin njerëzit tjerë, financat dhe sigurinë e vendit të punës, transmeton Koha.net.

Një nga detajet interesante tek i cili ka arritur hulumtimi është që njerëzit mendojnë se si në jetë do të ishin shumë më optimist nëse do ta kishin më të përkushtuar partnerin. Po ashtu, është treguar që njerëzit në martesë janë shumë më të lumtur se beqarët ose ata që kanë lidhje jashtëmartesore. Por, pavarësisht kësaj një e pesta e çifteve ka treguar që janë më pak optimist pas martesës.

Është treguar që gjeneratat e vjetra janë më optimiste, që e shikojnë jetën me pozitivizëm më të madh se për shembull njerëzit në të njëzetat dhe që optimizmi në të vërtetë rritet me vite.

“Gjithsesi qëndrimi pozitiv në jetë krijon ndjenjën e këndshme, çka është e mirë për shëndetin tonë në afat më të gjatë”, ka thënë Paul Keenan, një nga hulumtuesit në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori