LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt, frikë nga prostata

Meshkujt, frikë nga prostata

Një në dy burra mbi të pesëdhjetat ka shqetësime prostate. Me problemet gjatë urinimit vjen ankthi: A është kjo normale? Kush apo çfarë më ndihmon tani? Përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme.

Marrëdhëniet pacient-urolog po përmirësohen. Nga njëra anë mjekët e kanë kuptuar se tema si urinim i pavullnetshëm (inkontinenca) apo impotenca janë shumë të rëndësishme për pacientët. Nga ana tjetër gjithmonë e më shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për sëmundjet e prostatës.

Ata e dinë se çfarë problemesh mund të sjellë gjëndra e prostatës, e vogël sa një gështenjë poshtë fshikëzës së urinës dhe kujdesen për të.


Kryesisht nuk është tumor, por rritje beninje (jo e rrezikshme), e ngadaltë e gjëndrës, e cila mundon shumë njerëz. Herët a vonë ajo prek çdo burrë: tek të pesëdhjetat ajo prek një në dy persona.

Rritja e prostatës çon në atë që të prekurit të përjetojnë tërësisht të kundërtën e urinimit të pavullnetshëm: Ata nuk mund të urinojnë. Prostata e rritur shtyp rrugët urinare (uretrën) gjithmonë e më shumë.

Në këtë mënyrë nga një urinim i rrjedhshëm dhe i bollshëm arrihet vetëm në pika derisa bllokohet plotësisht. Vajtja në tualet kthehet në një torturë. Për shkak se fshikëza e urinës nuk boshatiset më siç duhet, të shqetëson ndjenja që ke nevojë pa pushim për të shkuar në tualet.

Jo më temë e sikletshme

Kjo i bën shumë burra të dyshojnë në burrërinë e tyre. Deri para pak vitesh burri më mirë heshtte për problemet e tij për në tualet.

Por sot informimi gjithmonë e më i madh po tregon ndryshim. Dhe kjo është shenjë e mirë, pasi vuajtjet e neglizhuara nga prostata mund të bëhen mjaft të rrezikshme:Urina e mbetur në fshikëz është një vend ushqyes ideal për bakteret, të cilat shumohen aty pa asnjë pengesë.

Si pasojë: përhapet një inflamacion, indi i prostatës enjtet më tej dhe kështu përkeqësohet edhe më urinimi – një rreth vicioz. Urina e ngelur favorizon edhe krijimin e gurëve në fshikëz.

Një shenjë tipike për këtë është kur urinimi ndërpritet papritur. Në rastin e një bllokimi të plotë të urinës fshikëza tendoset jashtëzakonisht. Enjtja shkakton dhimbje të forta. Ajo ndikon edhe funksionin e veshkave dhe mund të çojë në dëmtime të përhershme.

Për të tri rastet vlen të konsultohet mjeku për ndihmë. Fillimisht ai kontrollon nëse këto shqetësime vijnë nga një ndryshim malinj (tumor i keq) i prostatës. Atëherë kur ky përjashtohet, fillon terapia. Në rast ankesash të lehta ndihmojnë përbërës bimor: për shembull fara kungulli, hithra, thekra, pasi fitosteroli që gjendet tek to përmirëson urinimin.

Çfarë ndodh në një zmadhim prostate?

1. Për shkak të indit të fryrë ngrihet dyshemeja e fshikëzës së urinës dhe kështu nuk arrihet të zbrazet plotësisht fshikëza. Një tjetër pasojë:

2. Uretra shtypet gjithmonë e më shumë. Rrjedhja e urinës pakësohet

Gabimet më të mëdha

1: Qëndrimi ulur në të ftohtë për kohë të gjatë. Asgjë tjetër nuk e dëmton prostatën më shumë sesa qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, temperaturat e ulëta dhe konsumi i lartë i alkoolit. Kështu nuk rritet vetëm rreziku për një infeksion të traktit urinar dhe për Prostatë, por edhe për bllokim të plotë të urinimit (anuri). Ngrohtësia, p. sh. një banjë me kamomil, përkundrazi është shumë qetësuese.

2: Të shtysh për më vonë nevojën për urinim. Kush e shtyn për më vonë nevojën për urinim tendos dhe irriton fshikëzën e urinës. Edhe ky gabim rrit rrezikun për një bllokim të plotë urinimi. Më mirë: Shkoni rregullisht në tualet dhe zbrazeni plotësisht fshikëzën e urinës.

3: Vizita e vonuar tek mjeku. Studime tregojnë se përafërsisht një në tre burra me shqetësime prostate trajtohet nga mjeku. Sa më herët të fillojë një terapi, aq më të mëdha janë shanset për të qetësuar shqetësimet dhe të shtyhet një operacion i mundshëm. Në rast se keni dhimbje në pjesën e fundit të barkut apo në vendndodhjen e veshkave duhet të konsultoheni menjëherë tek mjeku.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori