LAJMI I FUNDIT:

Mënyrë e re e shërimit të varësisë

Mënyrë e re e shërimit të varësisë

Procesi i manipulimit të kujtesës të cilën e kanë shpikur shkencëtarët kinezë i ka mahnitur të gjithë ekspertët botërorë.

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar metodën e cila mund t’i ndihmojë ish të varurit nga drogat e rënda që të shmangin kthimin në shprehitë e vjetra. Metoda e re, e përshkruar në revistën prestigjioze “Science”, nuk bazohet në marrjen e ilaçeve por në truqet e thjeshta me të cilat manipulohet kujtesa e ish të varurve.

Disa nga terapitë ekzistuese në klinikat e rehabilitimit bazohen në atë që të varurve t’u tregohen fotografitë ose filmat të cilat tek ata zgjojnë kujtime të dhimbshme të lidhura me marrjen e drogës.

Skenat e tilla te shumë pacientë kanë reduktuar dëshirën për drogë.


Shprehitë e vjetra
Por, kthimi në jetën reale nuk është i lehtë: i mjaftueshëm është takimi me dilerin lokal ose mikun nga mjedisi i drogës dhe personi u kthehet shprehive të vjetra. Shkencëtarët e udhëhequr nga Lin Lu nga Instituti Nacional për varësi nga droga në Universitetin e Pekinit kanë zhvilluar metodën e cila kombinon mënyrat tradicionale të shërimit me procedurën e ashtuquajtur rikonsolidimin e memories, kthimit të sërishëm të kujtimeve të shtypura.

Metodën e vet shkencëtarët më së pari e kanë provuar në minj dhe pastaj në grupin prej 66 ish të varurve nga heroina. Një grupi prej 22 pacientëve, të cilët kanë qenë mesatarisht 11 vjet “të pastër”, ua kanë shfaqur videon e shkurtër, pesëminutëshe, e cila i ka përkujtuar në periudhën e mundimshme të marrje së drogës, respektivisht ka shërbyer si “dritare në kujtesë”.

Dritarja në kujtesë
Dhjetë minuta më vonë të anketuarit kanë shikuar një numër më të madh të videove me pamje të njerëzve të cilët injektojnë heroinë. Grupit tjetër si videofillestare u është treguar filmi pesëminutësh me pamjet e natyrës, ndërsa pas dhjetë minutash filmat e njëjtë si grupit të parë të të testuarve.

Gjashtë muaj më vonë të dy grupet e ish të varurve kanë qenë të nënshtruar kontrolleve dhe testeve. Është dëshmuar që ata të cilëve u është treguar videoja e shkurtër, e cili ka shkërbyer si “dritare në kujtesë”, kanë treguar dëshirë më të vogël për t’iu kthyer drogave.

“Procesi i manipulimit të kujtesës të cilën e kemi aplikuar redukton dëshirën për marrjen e drogës. Besojmë që kjo mund të reduktojë probabilitetin e kthimit te drogat tek ish të varurit, të cilët kanë kaluar një periudhë të gjatë të abstenimit,” pohojnë shkencëtarët kinezë.

Mundet edhe për alkool
“Ky është studim fantastik dhe fascinues, i cili ka përfshirë shumë eksperimente të kontrolluara në minj dhe njerëz,” ka thënë për Scientific American, neuroshkencëtarja Elizabeth Phelps nga Universiteti i New York.

Ngjashëm mendon edhe dr. Amy Milton nga Cambridge. “Nuk shoh arsye pse kjo nuk mund të aplikohet dhe në shërimin e alkoolistëve”, ka thënë Milton.

Shpejt vjen edhe vaksina, e cila minjtë i ka larguar nga droga. Një nga strategjitë në luftën kundër varësisë nga drogat është vaksina, transmeton Koha.net. Duke iu falënderuar asaj, të varurit do të ishin të mbrojtur nga kokaina, metamfetaminet ose heroina në mënyrën e njëjtë ashtu siç vaksinimi në fëmijërinë e hershme na mbron nga fruthi ose paraliza e fëmijëve.

Megjithatë, në vitet e fundit, shkencëtarët po punojnë përsëri në zhvillimin e vaksinës, ndërsa një nga pionierët në këtë plan është Tomas Kosten, profesor i psikiatrisë dhe neuroshkencës.

Së fundi është publikuar se si shkencëtarët meksikanë janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës e cila duhet të reduktojë varësinë nga heroina, ndërsa në mënyrë të suksesshme e kanë testuar në minj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori