LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat sesi partnerët ndikojnë në shëndetin e njëri-tjetrit

Mënyrat sesi partnerët ndikojnë në shëndetin e njëri-tjetrit

Nëse mendoni se personi juaj i zemrës mund të prekë vetëm çështjet emocionale në jetën tuaj, gaboheni. Studimet tregojnë se partnerët ndikojnë në mënyrë të tërthortë te shëndeti i njëri-tjetrit.

Personaliteti i partnerit/es tuaj, zakonet e sjelljes, orët e punës dhe shumë të tjera si këto kanë pasoja në mirëqenien tuaj, tregon një kërkim i ri.

Nëse ai/ajo është optimist
Kur kërkuesit ndoqën rreth 2000 çifte (mbi moshën 50 vjeç) për katër vjet, ata zbuluan se kur një nga partnerët ishte optimist, tjetri ishte më aktiv dhe prekej më pak nga sëmundjet kronike, pavarësisht nivelit të tij/saj të optimizmit. Një partner që mendon pozitivisht, ka më tepër gjasa të inkurajojë edhe tjetrin të ushqehet mirë apo të stërvitet sepse ai/ajo beson se këto zakone mund të bëjnë një ndryshim, shprehen kërkuesit.

Nëse po përpiqet të dobësohet
Një studim i 50 çifteve zbuloi se nëse një nga partnerët po humbet kilogramët e tepërt, kjo nxit edhe partnerin tjetër, i vetëdijshëm ose jo, të fillojë të dobësohet. “Kur njerëzit tanë të afërt po ia dalin më mirë, ne ndihemi të kërcënuar dhe dorëzohemi”, tha autorja e studimit Jennifer Jill Harman nga Universiteti Shtetëror i Kolorados. Ajo këshillon që çiftet të mbështesin përpjekjet e njëri-tjetrit, por të vendosin synime të ndryshme dhe të ndara.


Kur ai/ajo ka regjim stërvitjeje
Një studim i fundit izraelit ka zbuluar se kur një grua stërvitet rregullisht për 150 minuta në javë, atëherë bashkëshorti i saj ka 70 për qind më shumë gjasa që të përmbushë aktivitetin fizik që i përshtatet trupit të tij. Nga ana tjetër, kur një burrë stërvitet rregullisht, gruaja e tij ka 40 për qind gjasa që të ndjekë shembullin e vendosur nga partneri.

Nëse partneri/ja punon me orë të gjata
Gratë, burrat e të cilave punonin më tepër se 40 orë në javë, ishin më mirë me shëndet krahasuar me gratë, burrat e të cilave punonin nëntë apo pesë orë sipas studimit të Universitetit të Teksasit. Por burrat, gratë e të cilëve punonin më tepër se 40 orë në javë kishin shëndet më të keq sesa ata, të cilëve gratë u punonin më pak orë.

Nëse ai/ajo ju ndihmon
Njerëzit që tregojnë se kanë një partner/e që i ndihmon gjithnjë, kanë nivel më të ulët të kalciumit në arterie sesa ata të cilët ndihmohen me raste nga partnerët e tyre. Këtë e ka zbuluar një kërkim i Universitetit të Utah në SHBA. Çiftet kishin nivelin më të lartë të kalciumit kur të dy partnerët nuk e mbështesnin njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, nivel më të ulët kalciumi u raportua tek ato çifte që merrnin ndihmë. Kërkuesit mendojnë se mungesa e ndihmës mund të rrisë stresin dhe të dëmtojë shumë shëndetin kardiovaskular.

Nëse ai/ajo ju bën të lumtur
Ju mund të shtoni peshë, veçanërisht pas periudhës së muajit të mjaltit. Një skuadër kërkuesish ndoqën 169 çifte të sapomartuara për katër vitet e para të martesës. Ata më pas zbuluan se çiftet që ishin më të lumtur me lidhjen e tyre kishin më tepër gjasa të shtonin në peshë sesa ata që nuk ishin të kënaqur.

Disa faktorë luajnë rol në këtë situatë. Çiftet që nuk ndiejnë më nevojën për të gjetur një partner/e, mund të mos shqetësohen shumë për të ruajtur peshën e tyre. Në çift, partnerët gjithashtu krahasohen me njëri-tjetrin. Nëse një person shton peshë, tjetri mund të mos e vërë re apo mund të mos ndihet keq, nëse shton edhe ai/ajo peshë.

Nëse ai/ajo ka diabet
Rreziku juaj për të zhvilluar këtë çrregullim metabolizmi është 26 për qind më i lartë, nëse edhe partneri juaj e ka. Këtë e thotë një studim nga Universiteti McGill, që analizoi të dhëna shëndetësore të më shumë se 75,000 çifteve, shkruan Shqip. Kërkuesit thonë se zakonet e dobëta të stërvitjes dhe kequshqimi mund të jenë shkaktarët.

Nëse ai/ajo ka dhembje kronike
Kur partneri/ja juaj vuajnë gjatë natës nga një dhembje kronike, kjo do të thotë se edhe ju mund të bëni një gjumë të keq. Një studim zbuloi se partnerët e pacientëve me artrit flinin më keq gjatë natës kur partneri/ja kishte dhimbje. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori