LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes kap vlerën prej 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Mehaj: Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes kap vlerën prej 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai njofton se gjatë mandatit aktual ky buxhet pritet të arrijmë në 2 për qind, siç është e përcaktuar nga NATO.

“Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2 për qind, sipas standardit të përcaktuar të NATO-s. Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore”, ka njoftuar ai.


Me 65 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Sipas projektimit, ky buxhet pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro apo rreth 8.7 për qind më i lartë se ai i vitit 2021, me të hyra prej 2 miliardë e 364 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori