LAJMI I FUNDIT:

Meditimi ndihmon në lehtësimin e simptomave të depresionit

Meditimi ndihmon në lehtësimin e simptomave të depresionit

Një studim i kohëve të fundit i shkencëtarëve amerikanë konfirmon rezultatet e hulumtimeve të mëparshme, por edhe zbulon diçka të re, dhe kjo është se meditimi mund të ndikojë në vetëdijen e individit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se praktikimi i rregullt i meditimit e promovon vetëdijen për veten, përqendrimin dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe në dobësimin e sistemit imunitar.

Praktikimi i rregullt i meditimit mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe ankthit për njerëzit që kanë nevojë më së shumti.

Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në revistën “PLoS ONE”, morën pjesë 24 persona të cilët kurrë nuk kishin medituar, transmeton Koha.net. Ata e vijuan një kurs gjatë një periudhe prej dy muajsh, gjatë së cilës kohë çdo ditë meditonin për 45 minuta.


Shkencëtarët i krahasuan skanimet e trurit para dhe pas meditimit dhe konstatuan se pas meditimit, pjesa e trurit përgjegjëse për emocionet dhe perceptimin ishte më e trashë. Ndryshimet e tilla e përforcojnë rezistencën psikologjike të individit ndaj ankthit dhe depresionit.

Meditimi është diçka që mund ta bëni kudo, nevojitet vetëm pak praktikë. Më së miri do të ishte që meditimin ta mësoni me ndihmën e ekspertëve, ndërsa më vonë atë mund ta bëni në mënyrë të pavarur në komoditetin e shtëpisë suaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori