LAJMI I FUNDIT:

Me një analizë gjaku zbulohet sa shpejt po plakeni

Me një analizë gjaku zbulohet sa shpejt po plakeni
Foto: Ilustrim

Një analizë gjaku që llogarit se sa shpejt po plaket një person, është zbuluar nga shkencëtarët britanikë.

Sipas DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën e tyre aktuale, dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë.

Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, transmeton TCh pohimin e shkencëtarëve.

Analiza i jep personit një “rezultat të plakjes” bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre.


Shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur bëjnë vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori