LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet panairi i trashëgimisë kulturore

Mbyllet panairi i trashëgimisë kulturore

Është mbyllur panairi i trashëgimisë kulturore që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Ekspozuesit thonë se trashëgimia kulturore nuk vlerësohet sa ka vlerë.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se po punojnë në ruajtën dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e trashëgiminë kulturore.

Në këtë panair ku marrin pjesë mbi 100 artizanat, pjesëmarrës pati edhe nga Shqipëria. Vizitorët shprehen të kënaqur me punimet që kanë parë në këtë panair.


Ky panair këtë vit është jubilar. Në 10 vjetorin e tij, organizatorja e shoqatës “Dera e Hapur”, Bylgjyzare Muharremi, është shprehur se ju kanë ofruar mundësi grave që të ekspozojnë e të shprehin kreativitetin e tyre dhe nga të ardhurat, të ndihmojnë në familjet.
Ndërkaq drejtoresha e Divizionit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Vjollca Aliu, ka thënë për Radio Kosovën se po punojnë më shumë përkushtim në mbrojtje të trashëgimisë.

Në muajin tetor, artizanët kosovarë do të jenë të pranishëm në Shkodër, për të përcjellë motivet historike të trashëgimisë kulturore të Kosovës. /rtk/