LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë – rezultatet dhe renditja  

Mbyllen ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë – rezultatet dhe renditja  

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të Ligës së Parë në të dyja grupet, A dhe B, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta. 

Grupin A, Drenica ka arritur të marr fitore si mysafire e Rahovecit me rezultat 2-1, duke mbajtur pozitën e parë. 

Si mysafir ka marr fitore edhe Vëllaznimi që ka arritur të mposht Rilindjen 1974 me rezultat 3-1. 


Trepça dhe Istogu kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa derbin mitrovicas mes Trepçës ‘89 dhe Mitrovicës e kanë fituar vendasit me rezultat 2-1. 

Liria ka fituar ndaj Besës së Pejës me rezultat 1-0, duke qëndruar në kontakt me kreun. 

Drenica si e para ka 14 pikë, ndërsa pas tyre vjen Vëllaznimi me 13 pikë. Trepça ‘89 është e treta me 12 pikë, ndërsa Trepça e katërta me 11 pikë. Liria është e pesta me 10 pikë. 



Sa i përket Grupit B, derbi i kësaj xhiroje i ka takuar Vushtrrisë që ka arritur të mposht në shtëpi Dinamon e Ferziajt me rezultt 2-0. 

Prishtina e Re ka vazhduar me formën e mirë, duke mposhtur kësaj radhe KEK-un me rezultat 5-0. 

Ramiz Sadiku ka shënuar fitore ndaj Kikës me rezultat 1-0, ndërsa 2 Korriku ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0. 

Vjosa ka arritur fitore si mysafir i Fushës Kosovës me rezultat 2-1. 

Prishtina e Re ka 18 pikë dhe është lider në renditje, ndërsa Vushtrria dhe Dinamo e Ferizajt me nga 13 pikë ndajnë pozitat dy dhe tre. 

Vjosa është e katërta me 9 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku dhe KEK-u kanë nga 8 pikë në pozitat pesë dhe gjashtë.

 

Flamurtari mbetet i fundit pa asnjë pikë me gjashtë humbje. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori