LAJMI I FUNDIT:

Mbledhë para që të amputojë njërën nga këmbët e deformuara (Video)

Mbledhë para që të amputojë njërën nga këmbët e deformuara (Video)

Jeffrey Ortega i cili i ka këmbët dy herë më të mëdha se madhësia e zakonshme, po i lutet mjekëve t’ia amputojnë këmbën.

Mirëpo, mjekët në Florida të SHBA-ve, po refuzojë amputimin edhe pse ai është me dhimbje të mëdha.

Për këtë shkak, 26-vjeçari po mbledhë fonde, më mënyrë që të amputojë këmbën e majtë, me shpresë se do t’i hiqen dhimbjet.

Ai ka lindur me Sindromën Proteus, një gjendje që ndikon tek ashti, lëkura dhe indi që të rriten tej mase.


Përpos që kjo gjendje i ka prekur këmbët, Ortegaz i ka prekur edhe ijët, këmbët dhe duart. Për këtë shkak, ai ecën shumë rrallë, ndërsa lëvizë me karrocë invalidësh.

Kjo sindromë atë e ka prekur që kur ishte vetëm një muajsh, duke ia rritur fillimisht vetëm shputat e këmbëve.

Mësohet se vetëm 200 vetë në botëë janë prekur deri më tani me këtë sëmundje të pashërueshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori