LAJMI I FUNDIT:

Mayweather liston pesë boksierët më të mirë në histori, vë veten të parin

Mayweather liston pesë boksierët më të mirë në histori, vë veten të parin
(Foto: Instagram/floydmayweather/muhammadali)

Floyd Mayweather nuk ka hezituar ta përfshijë veten në listën e boksierëve më të mirë në histori.

Kampioni i pamposhtur ka një rekord të jashtëzakonshëm prej 50 fitoresh, ndërsa ka paralajmëruar rikthimin e tij në vitin e ardhshëm në Japoni.

Në një përzgjedhje të mëhershme në ESPN, Mayweather kishte lënë jashtë emra, si Muhammad Ali, Rocky Marciano e Joe Louis.


(Foto: Instagram/floydmayweather

Ndërsa në përzgjedhjen më të re, e ka vënë veten të parin dhe në vazhdim e ka shpjeguar arsyen duke thënë se ka mposhtur më shumë kampionë se kushdo tjetër në një periudhë më të shkurtër dhe në më pak meçe se kushdo tjetër.

Top 10 boksierët që kishin ecurinë më të gjatë pa humbje – përfshirë këtu Chavez, Duran dhe Mayweather
Lexo po ashtu Top 10 boksierët që kishin ecurinë më të gjatë pa humbje – përfshirë këtu Chavez, Duran dhe Mayweather

Ka dhënë përqindje më të mëdha të goditjeve dhe ka marrë më së paku se cilido boksier tjetër – vazhdon arsyetimi i pozitës së parë.

(Foto: Instagram/muhammadali)

Derisa Muhammad Ali konsiderohet më i miri në histori, në listën e Floyd, ai është i pesti, sepse “ka garuar vetëm në një kategori dhe ka humbur tri herë nga Ken Norton”.

I dyti në listën e më të mirëve, sipas Mayweather, është Roberto Duran, Pernell Whitaker i treti dhe Julio Cesar Chavez i katërti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori