LAJMI I FUNDIT:

Top 10 boksierët që kishin ecurinë më të gjatë pa humbje – përfshirë këtu Chavez, Duran dhe Mayweather

Top 10 boksierët që kishin ecurinë më të gjatë pa humbje – përfshirë këtu Chavez, Duran dhe Mayweather

Floyd Maywethaer mban rekordi prej 50 fitoreve dhe asnjë disfate, për ta renditur si boksierin me ecurinë më të mirë.

Por, amerikani nuk mund të krahasohet me legjendën meksikane, Julio Cesar Chavez me rekordin në fitoret e arritura.


SunSport ka përpiluar një istë me dhjetë boksierët që kishin ecurinë më të gjatë pa humbje:

10# Rocky Marciano: 49-0

Gjatë karrierës së tij tetëvjeçare, Marciano kishte një rekord prej 43 fitoreve me nokaut, derisa kishte mbrojtur titullin gjashtë herë.

9# Andre Ward: 32-0

Ward kishte luftuar për 13 vite me radhë, derisa ishte pensionuar në vitin 2017 në dy ndeshjet e fundit me Sergey Kovalev në titujt IBF dhe ËBO.

8# Larry Homes: 69-6

Holmes vlerësohet si njëri ndër boksierët më të nënvlerësua në peshat e rënda, mirëpo kishte një ecuri prej 48 meçeve pa humbje, derisa u pensionua me rekordin e 69 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.

7# Willie Pep: 285-17

26 vite karrierë profesioniste (1940-1966). Regjistroi rekordin prej 62 fitoreve dhe asnjë humbje dhe është për t’u befasuar se si kishte fituar 295 përballje dhe humbi vetëm 17.

6# Carlos Monzon: 87-3

Humbja e tij e fundit ishte në tetor të vitit 1964 dhe asnjëherë më nuk e kishte shijuar një disfatë, derisa karrierën e mbylli me 87 triumfe.

5# Robert Duran: 103-16

Duran kishte shkuar në 31 fitore pa pësuar asnjë humbje, derisa atë e kishte shijuar nga Esteban de Jesus në vitin 1972.

4# Floyd Mayweather: 50-0

Mayëeather është në mesin e pak boksierëve që është pensionuar pa pranuar humbje në karrierën e tij, duke marrë edhe nofkën si “Money”.

3# Sugar Ray Robinson: 173-19

Konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave në boks derisa kishte shkuar në 40 triumfe pa shijuar asnjë humbje të cilën e pranoi nga Bronz Bull Jake LaMotta në shkurt të vitit 1943.

2# Julio Cesar Chavez: 107-6

Chavez kishte shkuar në 89 meçe pa humbje dhe luftoi në gjashtë kategori të ndryshme duke fituar gjashtë tituj.

1# Jimmy Wilde: 132-3

Mbahet mend që kishte zhvilluar 28 meçe në vitin 1911 me një rekord prej 27 fitoreve dhe një humbje, e më pas kishte shkuar në 93 fitore për të pasuar me humbjen e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori