LAJMI I FUNDIT:

Masturbimi është shumë i mirë për trupin dhe mendjen tuaj

Masturbimi është shumë i mirë për trupin dhe mendjen tuaj

Megjithëse të gjithë e bëjnë, sërish ndjehen keq kur vjen fjala për masturbimin. Por, nuk ka asgjë për të pasur turp.

Madje, transmeton Telegrafi, duhet të jeni krenar me masturbimin (sigurisht të kryhet në dhomë apo ambient privat).

Masturbimi bën që truri të ju ndizet dhe të lirojë disa hormone të mira
Gjatë procesit, lirohet dopamina, që e kontrollon qendrën e juaj të shpagimit dhe ju japë kënaqësi.
Nëse keni orgazëm, ju lironi endorfinën, hormonin e lumturisë. Kjo e fundit, ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve.
Dhimbje menstruale? Është vërtetuar se e redukton densitetin.


Meshkuj: Është e mirë për shëndetin fizik
Kur masturbojnë meshkujt, aktivizohen shumë pjesë të sistemit të imunitetit, duke rritur numrin e qelizave të kuqe të gjakut.
Kjo ju ndihmon të kaloni më shpejtë ftohjen.
Ejakulimi i shpeshtë, ndihmon në reduktimin e rrezikut të kancerit në prostatë, sigurisht sepse me ejakulim largohen qelizat kancerogjene nga trupi.

E përmirëson kualitetin e spermës
Nëse zbrazeni para se të bëni seks, ndihmon në kualitet.
Sperma e re, ka mundësi më të mëdha të lëvizjes dhe ngjizjes.
Masturbimi përmirëson aftësitë seksuale
Shtrëngimi i klitorisit apo luajtja e penisit, bën që të kontraktohen muskujt, që funksionon pak a shumë si ushtrim fizik.
Hormonet që lëshohen, poashtu ndihmojnë në jetën seksuale, në një moshë më të shtyrë.

Por një këshillë…
Përdorja e teknikës së njëjtë, ju bën të pandjeshëm ndaj teknikave të tjera, që do të thotë se një ditë edhe nuk mund të kënaqeni duke bërë seks.
Ndryshoni teknikat, duke shfrytëzuar dorën tjetër.
Bëjeni argëtuese.
Tash shkoni dhe kënaqeni vetën.
Është mirë për ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori