LAJMI I FUNDIT:

Maskat plastike pothuajse janë joefektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Maskat plastike pothuajse janë joefektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19

Maskat plastike janë pothuajse plotësisht joefektivë në mbajtjen e aerosoleve të frymëmarrjes, thonë shkencëtarët japonezë, të cilët dyshojnë në efektivitetin e tyre në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Një simulim duke përdorur Fugaku, superkompjuterin më të shpejtë në botë, zbuloi se pothuajse 100 për qind e pikave më të vogla se 5 mikrometra “shpëtuan” në ajër, shkruan Guardian.


CDC: Maskat me vrima ose valvula nuk janë efektive në luftën kundër coronavirusit
Lexo po ashtu CDC: Maskat me vrima ose valvula nuk janë efektive në luftën kundër coronavirusit

Një mikrometër është një e milionta pjesë e metrit. Rreth gjysma e pikave më të mëdha të 50 mikrometrave ishin në ajër, sipas Riken, një institut hulumtimi qeveritar në qytetin perëndimor të Kobes.

Shkencëtarët në Britani kanë kritikuar qeverinë për theksimin e rëndësisë së larjes së duarve, ndërsa nënvlerësojnë transmetimin e aerosolit, një faktor i theksuar nga autoritetet japoneze në këshillat e shëndetit publik gjatë gjithë pandemisë, transmeton Telegrafi.

Ndërsa disa vende janë përpjekur të hapin ekonomitë e tyre, vizoret janë bërë të zakonshme në sektorët ku vihet në dukje kontakti publik, siç janë dyqanet dhe sallonet e bukurisë.

Makoto Tsubokura, udhëheqës i ekipit nga Riken Computing Center, paralajmëroi se mbajtja e një vizore nuk është një alternativë ndaj maskave.

Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?
Lexo po ashtu Sa janë të sigurta maskat dhe çfarë thonë ekspertët për mbajtjen e tyre?

“Për fat të keq, sipas rezultateve të studimit, efektiviteti i vizorit në parandalimin e përhapjes së pikave nga goja e një personi të infektuar është e kufizuar në krahasim me maskat”, tha Tsubokura.

Ai gjithashtu tha se grimcat e aerosolit u gjetën duke kaluar nëpër hapësirën midis fytyrës dhe vizorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori