LAJMI I FUNDIT:

Mascherano pranë Interit?

Mascherano pranë Interit?

Agjenti i Javier Mascheranos ka thënë se klienti i tij ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Interit, Rafa Benitez, duke nxitur spekulime për një afrim të mundshëm të mesfushorit argjentinas me trekampionin.

Sipas Football Italia, agjenti i Mascheranos beson se marrëveshja mund të arrihet në fund të afatit kalimtar veror kur të përfundojë dhe pushimi i lojtarit të Liverpoolit.

“Unë e di se Javier Masherano dhe Benitez kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin”, theksoi agjenti Marco Piccioli.

Mirëpo, Interi duhet të shesë nëse dëshiron të blejë. Nëse zikaltrit arrijnë të shesin njërin nga tre futbollistët më të kërkuar- Wesley Sneijder, Maicon apo Mario Balotelli- atëherë shumë lehtë mund të arrihet marrëveshja për Masheranon. /Telegrafi/