LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut nuk do të njohë rezultatet e referendumit rus në Ukrainë

Maqedonia e Veriut nuk do të njohë rezultatet e referendumit rus në Ukrainë

“Maqedonia nuk do ta njohë referendumin rus për aneksimin e pjesëve të Ukrainës me Rusinë”.

Këtë e tha ministri i jashtëm Bujar Osmani i cili theksoi se kjo është shkelje klasike e së drejtës ndërkombëtare dhe nëse pranohet një precedent i këtillë, vihen në rrezik vendet e vogla siç është Maqedonia. Sipas tij është e palejueshme që pjesë e qytetarëve të RMV-së e arsyetojnë pushtimin rus ndaj Ukrainës.


“Po them se qëndrimi i qartë i Republikës së Maqedonisë së Veriut është se këto janë referendume manipuluese që kanë për qëllim që të krijojnë alibi të rrejshëm për aneksimin e territoreve të okupuara të shteteve fqinje dhe ne nuk do të njohim referendume të këtilla”.

“Shkelja e principeve të së drejtës ndërkombëtare e vënë botën në rrezik nga lufta të reja, konflikte të reja, qasje të reja ku shtetet e mëdha i sulmojnë dhe aneksojnë shtetet më të vogla, andaj është shumë e rëndësishme që Ukraina të dalë si fituese prej kësaj lufte”, tha Bujar Osmani.

Osmani e shprehu shqetësimin e tij që debati për armën bërthamore është gjithnjë më i shpeshtë duke u bërë pjesë e diskursit të përditshëm politik.

Për marrëdhëniet me Rusinë dhe kontaktet me Ambasadën ruse në vend, Osmani tha se nuk kemi komunikim politik dhe se nuk ka pasur takim me ambasadorin rus. Osmani këto vlerësimet i prezantoi pas kthimit nga Nju Jorku ku u mbajt Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara ku tema kryesore e debateve ishin sfidat me të cilat po ballafaqohet bota pas pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori