LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përfunduan me sukses Mbrëmjet Kuranore të organizuara nga FRI

Maqedoni, përfunduan me sukses Mbrëmjet Kuranore të organizuara nga FRI

Mbrëmjet Kuranore, me lexues të shquar nga Maqedonia dhe Kosova, edhe sivjet u realizuan me sukses nga ana e Forumit Rinor Islam, njofton Telegrafi Maqedoni

Vargu i këtyre mbrëmjeve filloi në qytetin e Kërçovës duke vazhduar më pas në shesh të qytetit të Tetovës. Mbrëmja Kuranore në Kumanovë ishte e treta me radhë e cila poashtu u mbajt në qendër të qytetit dhe Mbrëmja Kuranore e mbajtur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përmbylli këtë aktivitet.


Lexuesit e dalluar, të cilët grumbulluan mijëra qytetarë me lexim nga Kurani Famëlartë, ishin: hfz. Hakim Iljazi, hfz. Armend Beqiri, hfz. Sallah Feta, hfz. Avdush Krosa, hfz. Xhemail Nuhiju dhe hfz. Egzon Ibrahimi. Në Tetovë me lexim u paraqit edhe hafëzi më i ri i këtij qyteti, hfz. Almir Murati./Telegrafi/