LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nuk përfillen rekomandimet e KE-së, në pikëpyetje procesi zgjedhor i besueshëm

Maqedoni, nuk përfillen rekomandimet e KE-së, në pikëpyetje procesi zgjedhor i besueshëm

Me fillimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni, në terren haset një situatë krejtësisht e kundërt me atë që është rekomanduar nga Bashkimi Evropian. Situata aktuale e vë në pikëpyetje besueshmërinë e këtyre zgjedhjeve kruciale për vendin.

Nuk përfillen rekomandimet e theksuara në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë të cilat janë: Hetime rreth presionit mbi votuesit, ndarje të aktiviteteve të shtetit nga ato të partisë, balancim të raportimit mediatik, azhurim i përhershëm i listës zgjedhore dhe rritje e transparencës së KSHZ-së.


Këto veprime do të siguronin realizimin e një procesi zgjedhor të besueshëm (kredibil), gjë që është në fokus të të gjithë raportit.

Trysnia ndaj qytetarëve filloi të përforcohet qysh me fillimin e fushatës zgjedhore. Ashtu që zëvendësministri plotësues i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Aleksandar Kiracovski konfirmoi se të punësuarit në Administratë me direktiva të partisë në pushtet, OBRM-PDUKM-së, tanimë po marrin pushime mjekësore ose ditë të lira të pushimeve vjetore, vetëm për të marrë pjesë në mitingjet e partisë.

Ekspertët nuk besojnë në zgjedhje kredibile, për shkak se sipas tyre, jo-kredibile janë institucionet kompetente për zgjedhje. Duke qenë kështu skeptikë në ndarjen e aktiviteteve të shtetit nga aktivitetet e partive.

“Nuk mund të presim zgjedhje kredibile, kur kemi institucione jo kredibile. Shume vite flasim se kemi problem me kredibilitetin e institucioneve. Edhe në Raportin e Progresit theksohet se Maqedonia është e robëruar. Institucionet janë në funksion të partive në pushtet. Fatkeqësisht populli po e pranon këtë fenomen. Ai që fiton fiton gjithçka, ai që humb, humb gjithçka. Nuk jam optimist”, tha eksperti juridik, Dragan Malinovski, shkruan Portalb

“Derisa ne debatojmë bartësit e institucioneve janë në terren dhe jo në shërbim të qytetarëve. Përgjegjësi nuk ka. Kemi lëndë edhe në PSP për manipulimin e zgjedhjeve. Nga Prokuroria Publike as që presim të ngre procedurë. Duhet të bëjmë presion më tepër, kundër korrupsionit në zgjedhje”, vlerëson Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për Politikë Europiane.

Ekspertët e çështjeve mediatike vlerësojnë se procedura e komplikuar e monitorimit të mediave në Maqedoni gjatë zgjedhjeve nuk do të kontribuojë aspak në rritjen e lirisë së mediave, përkundrazi do të sigurojë që mediat të vazhdojnë të mbeten në gjendjen në të cilën janë. Pasi që përbërja e të tre institucioneve përgjegjëse (Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Trupi ad hoc dhe gjykatat) është e partizuar, rrjedhimisht edhe aktiviteti i tyre do të jetë i partizuar. Kështu sipas tyre, as që mund të pritet ndonjë ndryshim në aspekt të rritjes së balancimit në raportimin mediatik.

OJQ “Civil” nuk sheh përparim në sferën mediatike ku po vazhdohet sipas tij, me “gjuhën e urrejtjes” dhe “fushatën e njollosur”.

Sipas informatave në terren lista zgjedhore nuk është azhuruar aq sa duhej.

“Revizioni i Listës zgjedhore nuk jep rezultate. Në më shumë se 200 raste të votuesve fantom të dorëzuar në CIVIL gjatë pranverës ka shënuar vetëm dy raste që janë zgjidhur, respektivisht, të dhënat janë korrigjuar. Dy nga 200!”, thanë nga OJQ “Civil”.

Sipas “CIVIL” më shqetësuese janë rastet kur votuesit fantom janë larguar nga adresa të caktuara, që më pas, në të njëjtat adresa të lajmërohen votues të rinj.

Ndërkohë në aksionin qytetar “Ne vendosim” janë denoncuar dhjetëra parregullsi në lidhje me listën zgjedhore, respektivisht në lidhje me plotësimin, regjistrimin dhe fshirjen e të dhënave personale nga lista zgjedhore. Sipas “Ne vendosim” institucionet “kanë hedhur topin” tek njëra-tjetra, ashtu që denoncimet mbetën thjeshtë denoncime, ndërsa lista me parregullsi mbetet e pa-azhuruar sa duhet.

Në raportin e Komisionit Evropian po ashtu theksohet edhe rekomandimi “Duhet të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Është e nevojshme transparencë më e madhe nga ana e saj, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në punën e saj”

Por sipas ekspertëve dhe OJQ-ve, KSHZ dhe institucionet përgjegjëse nuk ofrojnë transparencë dhe kualitet në shërbime.

Ndryshe, raporti i KE-së thekson dhe nevojën për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ato të Komisionit të Venecias dhe të Raportit të Pribes, të cilat janë bazë e rekomandimeve të raportit të KE-së, të shtjelluara më lartë. Ndërsa këto rekomandime paraqesin ndihmën e faktorit ndërkombëtar, që Maqedonia të mos i përsërisë parregullsitë e hasura në proceset e mëparshme zgjedhore, çka do ta thellonte edhe më shumë krizën politike që në vend tashmë po zgjat me vite të tëra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori