LAJMI I FUNDIT:

Manjati Oleg Tinkov heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë

Manjati Oleg Tinkov heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë

Miliarderi rus Oleg Tinkov thotë se ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia për shkak të luftës në Ukrainë, të cilën më parë e kishte kritikuar si “të çmendur”.

“Kam marrë vendimin për të hequr dorë nga shtetësia ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist, që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë”, ka shkruar Tinkov në Instagram, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj se do të më ndjekin më shumë biznesmenë të shquar rusë, kështu që kjo dobëson regjimin e [Presidentit Vladimir] Putin dhe ekonominë e tij, dhe e vë atë përfundimisht në humbje”, shtoi 54-vjeçari, i cili ka qenë i vendosur jashtë Rusisë vitet e fundit.


Manjati bankar ndau një foto të një certifikate që konfirmon “heqjen dorë” nga shtetësia e tij ruse.

“Unë e urrej Rusinë e Putinit, por i dua të gjithë rusët që janë qartësisht kundër kësaj lufte të çmendur!”, tha Tinkov, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Tinkov është themeluesi i Tinkoff Bank, një nga huadhënësit më të mëdhenj të Rusisë që numëron rreth 20 milionë klientë.

Kompania e tij fillestare e kartave të kreditit dixhital, TCS Group Holding, u rrit për t’u bërë një nga institucionet më të mëdha financiare të Rusisë.

Ai u detyrua t’i shiste 35 për qind të aksioneve të tij në TCS, mëmë e Tinkoff Bank, manjatit rus të metaleve Vladimir Potanin në prill, pas një vargu komentesh kundër luftës.

Në prill, Tinkov kishte pohuar se 90 për qind e bashkatdhetarëve të tij ishin kundër vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit dhe u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të ndihmonin për t’i dhënë fund “masakrës”.

Ndryshe, Tinkov është vënë në shënjestër të sanksioneve britanike të vendosura menjëherë pas fillimit të konfliktit.

Ai ishte arrestuar më parë në Londër në vitin 2020 me akuzën e evazionit fiskal në Shtetet e Bashkuara.

Më vonë ai u lirua me kusht dhe u trajtua për leucemi në Londër.

Ai u largua nga roli i tij si CEO i Tinkoff në vitin 2020 dhe banka është distancuar nga kritikat e tij të forta ndaj luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori