LAJMI I FUNDIT:

Mancini i kënaqur me transferimet

Mancini i kënaqur me transferimet

Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se ai është i kënaqur me transferimet, para fillimit të sezonit të ri 2010/2011.

“I kënaqur? Po, unë jam i kënaqur. Madje para se të shoh se si do të përfundojmë në tregun e transferimeve dhe me lojtarët tjerë që pritet të vijnë, mendoj se do të jetë sezon i mirë për ne. Mendoj se kemi një skuadër për sukses dhe tifozët tanë e meritojnë këtë. Vitin e kaluar patëm një sezon të mirë. Ne nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, por gjithsesi patëm një sezon të mirë. Tani është koha që t’i japim disa trofe këtij klubi”.

“Ne kemi marrë Boatengun, Yaya Touren dhe David Silvan, që të tre këta lojtarë të mirë. Silva dhe Boateng janë shumë të rinj, një investim i mirë për klubin. Yaya Toure ka përvojë fantastike me Barcelonën, ku ai fitoi shumë trofe. Ne duhet të blejmë lojtarë nëse dëshirojmë të zvogëlojmë hapësirën me ekipet tjera. Ne duhet të sjellim lojtarë të cilësisë së lartë”, ka thënë Mancini për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/