LAJMI I FUNDIT:

Mancini: E dua Balotellin dhe Dzekon

Mancini: E dua Balotellin dhe Dzekon

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se është i interesuar për sulmuesin e ri të Interit, Mario Balotelli dhe për sulmuesin boshnjak të Wolfsburgut, Edin Dzeko.

“Nëse Interi e shet Balotellin, ne jemi aty. Për Dzekon, City ka më shumë se një interesim të thjeshtë. Dzeko dhe Balotelli së bashku te Manchester City? Është një ide e mirë”, theksoi Mancini për Il Giornale.

Ditëve të fundit po spekulohet se Balotelli mund të përfundojë në qytetin e Mançesterit me palë të konfirmuara pas tij si City dhe United, ndërsa Dzeko po lidhet edhe me Juventusin. /Telegrafi/