LAJMI I FUNDIT:

Man Utd synon transferimin e Guehit, por ofrojnë vetëm gjysmën e shumës që kërkon Crystal Palace

Man Utd synon transferimin e Guehit, por ofrojnë vetëm gjysmën e shumës që kërkon Crystal Palace

Marc Guehi është një nga mbrojtësit qendror më të mirë në Angli, por njëkohësisht edhe më i kërkuari.

Qendërmbrojtësi anglez së fundmi është në qendër të vëmendjes për shkrimet që ka vendosur në shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit.

Por emri i tij në gazetat britanike po lidhet edhe me të ardhmen e tij, pasi po kërkohet nga top klubet e Ligës Premier.


Guehit nuk i interesojnë paralajmërimet nga FA, ai sërish vendosi një mesazh mbi shiritin e ylberit
Lexo po ashtu Guehit nuk i interesojnë paralajmërimet nga FA, ai sërish vendosi një mesazh mbi shiritin e ylberit

Pas Liverpool, Chelsea e Newcastle United, edhe Manchester United janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Megjithatë Djajtë e Kuq nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për transferimin e tij.

Sigurisht që në Angli ky çmim po konsiderohet si qesharak, pasi në verë Crystal Palace kishte refuzuar 70 milionë euro për kapitenin e tyre.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se skuadra londineze Crystal Palace nuk do ta lejoj largimin e kapitenit të tyre pa u paguar shuma e 80 milionë eurove.

Gjithsesi United pritet të nisë ofertat në drejtim të skuadrës londineze nga 40 milionë euro dhe sigurisht që ofertat e ardhshme do të rriten ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori