LAJMI I FUNDIT:

Man City i liron rrugën Unitedit për transferimin e Fernandesit

Man City i liron rrugën Unitedit për transferimin e Fernandesit

Manchester Unitedi thuhet se tani e ka rrugën e hapur për transferimin e mesfushorin të Sportingut, Bruno Fernandes, pasi City është larguar nga gara.

Ylli portugez, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në finalet e Ligës së Kombeve me kombëtaren e tij, është njëri nga më të kërkuarit këtë afat kalimtar.

Fernandes vlerësohet 71 milionë funte nga klubi i tij, ndërsa City dhe Unitedi kanë qenë të interesuar për të.


Unitedi rivalizon Cityn për Bruno Fernandesin
Lexo po ashtu Unitedi rivalizon Cityn për Bruno Fernandesin

Megjithatë, sipas mediumit portugez A Bola thuhet se City është larguar nga gara, duke e lënë Unitedin si favorit për nënshkrimin e tij.

Fernandes shënoi 28 gola në të gjitha garat edhe pse si mesfushor, dhe kjo ka bërë që sezoni i tij mbresëlënës të vlerësohet.

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri me De Ligtin dhe Bruno Fernandesin
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri me De Ligtin dhe Bruno Fernandesin

Ai është objektiv kyç i Unitedit për këtë verë, veçanërisht nëse Paul Pogba do të largohet drejt Real Madridit apo Juventusit.

Një tjetër skuadër që mund të hyjë në garë për Fernandes është Tottenhami, nëse ata mbesin pa shërbimet e Christian Eriksenit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori