LAJMI I FUNDIT:

Mafia kishte pasur plan për vrasjen e Jackson (Foto/Video)

Mafia kishte pasur plan për vrasjen e Jackson (Foto/Video)

Kundërthëniet rreth jetës së Michael Jackson vazhdojnë të dalin në pah edhe afro gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Në biografinë pas vdekjes të ish-menaxherit të Mbretit të muzikës pop, Frank DiLeo (“DiLeo: I Am Going To Set The Record Straight”), janë zbuluar disa detaje edhe nga jeta e ikonës së muzikës botërore.

jacksdileo


Mes tjerash, në libër shkruhet se DiLeo kishte mësuar se mafia kishte kontratë për vrasjen e Jackson dhe ai ishte përpjekur që ta pengonte këtë.

Po ashtu, aty flitet edhe për fiksimin e muzikantit pas kirurgjisë estetike.

Michael-Jackson-8

“Michael i ka thënë Frankut në një telefonatë se ai nuk mund ta duronte të shihte fytyrën e babait të tij, kur shikohej në pasqyrë. Franku i kishte thënë atij se duhej të ndërpriste ndryshimet në fytyrë, sepse po bëhej i panjohur për fansat e tij”, shkruan në libër.

DiLeo ka ndërruar jetë në vitin 2011 në moshë 63-vjeçare si pasojë e komplikimeve pas operacionit në zemër, ndërsa gjatë jetës ka luajtur edhe si aktor dhe është i njohur për rolin e tij në filmin “Goodfellas”.

dileo

Librin biografik e ka shkruar ish-partneri i tij biznesor, Mark Lamica, ndërsa akoma nuk është caktuar data e botimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tayna dhe Loredana Zefi paralajmërojnë një surprizë për fansat

Tayna dhe Loredana Zefi paralajmërojnë një surprizë për fansat

Magazina
Fansat e Rita Orës shtangen me fizikun e këngëtares, u duket

Fansat e Rita Orës shtangen me fizikun e këngëtares, u duket "absolutisht e pabesueshme" me linjat e përkryera

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Momente romantike mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj Callum Turner – dyshja u fotografuan gjatë daljes së tyre në Ibiza

Momente romantike mes Dua Lipës dhe të dashurit të saj Callum Turner – dyshja u fotografuan gjatë daljes së tyre në Ibiza

Magazina
Urimi në shqip i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës: Urime ditëlindjen nuse, të dua më së shumti në botë

Urimi në shqip i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës: Urime ditëlindjen nuse, të dua më së shumti në botë

Magazina
Djali i Beckhamit, Romeo flitet se la futbollin për të ndjekur hapat e Victoria-s

Djali i Beckhamit, Romeo flitet se la futbollin për të ndjekur hapat e Victoria-s

Magazina
Kalo në kategori