LAJMI I FUNDIT:

Luhet për titullin dhe Evropën, Superliga sot vjen me dy përballje të zjarrta

Luhet për titullin dhe Evropën, Superliga sot vjen me dy përballje të zjarrta

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 24-të.

Dita e sotme sjell dy super sfida, ku luhet për titullin dhe Evropën në Suharekë dhe Gjilan.

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani është nikoqir i Dritës.


Kampioni në fuqi i Kosovës është vetëm dy pikë para në tabelë dhe kjo ndeshje do të thotë shumë për dy skuadrat.

Në dy sfidat e para të këtij edicioni, bilanc më të mirë ka Drita me një fitore 0-2 dhe barazim në Gjilan 2-2.

Ky super derbi do të gjykohet nga gjyqtari me stemë të FIFA-s, Genc Nuza së bashku me asistentët e tij Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni, derisa në VAR do të jenë Erdal Zasella dhe Kastriot Peci.

Duel i zjarrtë për Evropën zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës.

Vendasit janë në pozitën e tretë me shtatë pikë më shumë se Prishtina dhe pritet një duel tejet interesant.

Si për bardhkuqët ashtu edhe për bardhekaltërtit në këtë sfidë vlen vetëm fitorja. Të dyja duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori