LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Lufta tregtare me Kinën, SHBA shton listën e produkteve me vlerë 200 miliardë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka intensifikuar luftën e saj tregtare me Kinën, duke hartuar një listë produktesh me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon t’u vendosë tarifa që nga shtatori.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pasi dy vendet vendosën tarifa të ndërsjellta mbi mallra me vlerë 34 miliardë dollarë. Presidenti amerikan, Donald Trump, kish kërcënuar që më herët se do të vendoste tarifa shtesë ndaj Kinës, nëse ajo do të hakmerrej.


Në listë, përfshihen më shumë se gjashtë mijë produkte, mes të cilave ushqime, minerale dhe mallra konsumi. Publiku do të ketë kohë deri në fund të gushtit të japë opinionet për listën, para se tarifat e reja në masën 10 për qind, të hyjnë në fuqi. Shtëpia e Bardhë thotë se tarifat janë një reagim ndaj praktikave të pandershme të Kinës.

SHBA kërkon që Kina t’u japë fund këtyre praktikave, që inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale, dizajnit dhe ideve për produkte të reja, tek kompanitë kineze, si edhe të kërkesave që kompanitë e huaja të ndajnë pronësinë me partnerë lokalë për të patur akses në tregun kinez, transmeton TCH.

Në fakt, janë të shumta kompanitë amerikane që i kanë kundërshtuar tarifat mbi kinën, duke thënë se ato rrezikojnë të dëmtojnë bizneset dhe ekonominë, pa arritur asnjë nga efektet e pritshme nga administrata Trump.

Bursat aziatike shënuan një rënie të ndjeshme në hapjen e tyre në mesin e tensioneve tregtare në përshkallëzim e sipër mes dy gjigantëve të ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori