LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Realit shprehen për largimin e Raul

Lojtarët e Realit shprehen për largimin e Raul

Raul Gonzalez kurrë më nuk do të luajë në fanellën e Real Madridit, por natyrisht se do të zë vend të veçantë në librat e historisë së Real Madridit, si një legjendë dhe si një lojtar model për futbollistët e sotëm. Natyrisht, pa u shprehur nuk kanë mbetur as lojtarët e Real Madridit, disa prej të cilëve po i citojmë më poshtë.

Iker Casillas: “Rauli është simbol i Real Madridit. Një kapiten i madh është i definuar nga të mirat dhe të këqijat, duke e ditur se ai gjithnjë do të bëjë më të mirën në çfarëdo situate. Raul është shembull i profesionalizmit. Ai më ndihmoi të rritem si njeri dhe si lojtar. Historitë fantastike të klubeve janë të shkruara nga lojtarë të mëdhenj dhe Raul është një prej tyre”.

Cristiano Ronaldo: “Të luaja përkrah Raulit ishte nder. Unë gjithmonë e kam ëndërruar këtë si fëmijë. Ishte nder ta kem shfrytëzuar të njëjtën zhveshtore si ai dhe unë i dëshiroj atij çdo të mirë”.

Xabi Alonso: “Raul përfaqëson vlerat e Real Madridit. Ai është simbol dhe pjesë e historisë së klubit. Nuk është lehtë të luash për Real Madridin për 15 vjet, por ai bëri kështu, sepse ai është lojtar i mrekullueshëm”.


Kaka: “Raul është lojtar fantastik dhe një anëtar shumë i rëndësishëm i këtij klubi. Raul gjithmonë do të jetë pjesë e Real Madridit dhe largimi i tij është ditë pikëllues për tifozët dhe bashkëlojtarët”.

Pepe: “16 vite të cilat ai i ka kaluar këtu flasin më shumë për vlerat e talentit të tij. Ai zë një vend të veçantë në zemrën time, sepse ai gjithnjë e shikonte progresin tim, kur unë isha i lënduar. Ai u zgjua nga pankina dhe më shoqëroi në zhveshtore, që ishte një gjest i pabesueshëm të cilin kurrë nuk do ta harroj. Ai është një pjesë e madhe e historisë së Real Madridit”.

Lass: “Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur me të. Më kujtohet kur e shikoja duke luajtur si djalosh i vogël. Ai më ndihmoi shumë që prej se erdha në Madrid. Unë gjithmonë do të them se e kam pasur privilegjin të luaj me Raulin te Real Madridi”.

Fernando Gago: “Një emblemë e Real Madridit po largohet, një prej atyre lojtarëve me të cilët identifikohen tifozët. Ishte kënaqësi të luaja me Raulin dhe të ndaja të njëjtën zhveshtore me të. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë, si në jetën private ashtu dhe në futboll”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori