LAJMI I FUNDIT:

LO: Riesch fiton medaljen e artë

LO: Riesch fiton medaljen e artë

Gjermania Maria Riesch ka fituar medaljen e artë në garën e skijimit të kombinuar në Lojërat Olimpike Dimërore Vancouver 2010, pasi rivalja kryesore e saj, amerikania Lindsey Vonn, dështoi në përpjekjen e saj të dytë.

Julia Mancuso, e cila të mërkurën fitoi medaljen e argjendtë në lëshim që u fitua nga Vonn, u rendit e dyta me 0.94 sekonda vonesë, ndërsa suedezja Anja Paerson, e cila vendosi të garojë në minutën e fundit pas rrëzimit një ditë më herët, arriti të fitojë medaljen e bronztë.

Paerson tash ka barazuar rekordin e kroates Janica Kostelic me gjashtë medalje olimpike të fituara në skijim alpin, derisa Mancuso tash barazohet me Bode Miller si amerikania me më së shumti medalje.

Vonn ishte më e shpejta në lëshimin e mëngjesit, por ajo dështoi të arrijë në cak duke humbur një ski dhe përfundoi duke goditur borën nga zemërimi./Telegrafi/