LAJMI I FUNDIT:

Lideri është nikoqir i Drenicës, Ballkani luan në udhëim te Trepça ’89

Lideri është nikoqir i Drenicës, Ballkani luan në udhëim te Trepça ’89

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar filloi me dy super derbi.

Prishtina arriti të triumfonte në Podujevë si mysafire e Llapit me rezultat 1-4, ndërsa derbi në Drenas mes Feronikelit dhe Dritës përfundoi pa fitues 0-0.

Për ditën e sotme në program janë të zhvillohen dy ndeshje të tjera, njëra në Gjilan e tjetra në Mitrovicë.


Lideri aktual i Superligës, Gjilani kthehet të luaj para tifozëve të vet pasi kreu dënimin nga FFK me dy ndeshje jashtë terrenit.

Bardhekuqtë të udhëhequr nga Gentjan Mezani do të jenë nikoqir të Drenicës që kërkon pikë nga ky udhëtim.

‘Skifterat’ duan t’i ndalin tri pikët në Gjilan për të mos e lëshuar pozitën e parë në tabelë.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Ballkanin.

‘Minatorët’ humbën javën e kaluar nga Drenica dhe kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër Ballkani pas barazimit me Llapin ka humbur vendin e parë dhe synon të rikthehet te fitoret për ta rikthyer përsëri vetën në krye të Superligës.

Të dyja takimet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori