LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton zyrtarisht modelin LG G4

LG prezanton zyrtarisht modelin LG G4

Gjiganti korean i teknologjisë LG sot e ka lansuar edhe zyrtarisht modelin më të ri të telefonit të saj të shumë-përfolur, LG G4.

Siç pritej, G4 është një model i cili sjell përmirësime të shumta nga versioni paraprak G3. Kamera e telefonit posaçërisht vlen të përmendet, sepse është tejet e fuqishme.

LG G4 bazohet në Android 5.1 Lollipop me ekranin prej 5.5-inç në Quad HD (2,560 x 1,440 piksel). Procesori i telefonit është Snapdragon 808 me 3GB RAM dhe 32GB memorie.

Kamera e telefonit është avancuar nga 13MP sa ishte në G3 në 16MP në G4 dhe sjell f/1.8, që nënkupton se mund të bëjë fotografi edhe me dritë më të ulët, pa nevojën e ndriçuesit LED.


LG ka shtuar edhe kontrollin manual në softuerin e kamerës për shkrepje më profesionale dhe balans më të mirë, ndërsa në të vjen edhe funksioni RAW, që zakonisht gjendet në kamerat profesionale.

LG G4 është modeli i parë i avancuar që vjen i mbështjellur me lëkurë në pjesën e pasme, ngjashëm por edhe më mirë sesa ajo që është në Moto X. (Telegrafi)