LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski vazhdon të mbetet në radarin e Realit

Lewandowski vazhdon të mbetet në radarin e Realit
Tash e sa vite e lidhin me një kalim te Real Madridi

Real Madrid vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin e Bayern Munichut, polakun  Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak është një kërkesë e moçme e Mbretërve dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas gazetës AS, presidenti i Realit, Florentino Perez ende e ka polakun në ‘pole-position’ në listën e tij të blerjeve.


Megjithatë, blerja e tij parashihet të vjen në verën e vitit 2018, kur Mbretërit mund ta lirojnë njërin nga sulmuesit aktual.

Lewandowski, golashënuesi më i madh në histori të Polonisë

Gazeta spanjolle thekson se edhe Lewandowski po ofron njëfarë inkurajimi pas rritjes së frustrimit në Bayern.

Polaku ka folur haptazi duke vënë në dyshim ambicien e Bayernit dhe nëse ata janë në gjendje të konkurrojnë me rivalët evropianë si Reali dhe Barcelona.

Në Madrid, Perez e ka admiruar Lewandowski dhe e ka shqyrtuar atë për verën e ardhshme së bashku me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

I pari në listën e largimeve të Realit është Gareth Bale, teksa nuk hidhet poshtë mundësia edhe e largimit të Karim Benzemas. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori