LAJMI I FUNDIT:

Letra e Cristiano Ronaldos për Real Madridin

Letra e Cristiano Ronaldos për Real Madridin
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit. Nga sezoni i ardhshëm, superylli portugez do të luajë te Juventusi.

Pas zyrtarizimit nga Los Blancos për largimin e CR7, në faqen e klubit madrilen është publikuar letra e 33-vjeçarit dedikuar klubit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të Realit.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Letra e plotë e Ronaldos


Këto vite te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë ndoshta më të lumturit në jetën time.

Kam vetëm ndjenja falënderimi të madh për këtë klub, për këtë pasion dhe për këtë qytet. Dua t’i falënderoj të gjithë ata për dashurinë e madhe që kam marrë.

Megjithatë, besoj se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në jetën time, prandaj kam kërkuar nga klubi të pranojë transferimin tim. Ndihem ashtu dhe kërkoj nga të gjithë, sidomos nga tifozët që të më kuptojnë.

Lajmet për CR7
Lexo po ashtu Lajmet për CR7

Ata kanë qenë të mrekullueshëm për nëntë vite. Kanë qenë nëntë vite unike. Ka qenë një periudhë gëzimi për mua, me plot konsideratë, por njëherësh e vështirë, sepse kërkesa është shumë e madhe te Real Madridi, por e di shumë mirë se nuk do të harroj kurrë se e kam shijuar futbollin në një mënyrë unike.

Ronaldo do të luajë te Juventusi (Fotomontazh)

Kam pasur bashkëlojtarë fantastike në fushë dhe në zhveshtore, e kam ndier afërsinë e një grupi mahnitës dhe së bashku i kemi fituar tre Liga të Kampionëve radhazi dhe katër brenda pesë vitesh. Dhe me ta kam fituar edhe në nivel individual, jam i kënaqur që kam fituar katër Topa të Artë dhe tri Këpucë të Arta. Të gjitha gjatë kohës sime në këtë klub të jashtëzakonshëm.

Real Madridi ma ka pushtuar zemrën time dhe atë të familjes time, prandaj dua t’ju falënderoj më shumë se gjithçka: klubin, presidentin, drejtorët, kolegët, teknikët, mjekët, fizioterapistët dhe punonjësit e mrekullueshëm që e kanë bërë gjithçka të funksionojë dhe që merren me secilin detaj në mënyre të palodhshme.

Faleminderit pakufi edhe një herë për tifozët tanë dhe faleminderit futbollit spanjoll. Gjatë këtyre nëntë viteve fantastike, kam pasur lojtarë të shkëlqyer para meje. Respekt për të gjithë ata.

Cristiano Ronaldo ishte jashtëzakonisht i suksesshëm te Real Madridi (Foto: Getty Images)

Kam menduar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri. Po largohem, por kjo fanellë, këtë mburojë dhe Santiago Bernabeu, do të vazhdoj t’i ndjej si të mitë kudo që jam.

Faleminderit të gjithëve dhe natyrisht, siç kam thënë për herë të parë në stadiumin tonë para nënte vitesh: Hala Madrid!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori