LAJMI I FUNDIT:

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur – për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur – për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-miku i Gjestit, Alberati, ka bërë një rrëfim për banorin e Big Brother VIP Albania, ku ndan disa detaje tronditëse.

Ai ka treguar se si u njoh me Gjestin në Prishtinë, fillimet e tyre dhe se si i ndihmoi për të debutuar në industrinë muzikore shqiptare.

I njëjti theksoi se në fillim Gjesti ka qenë aq keq i pashpresë saqë ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje.


Foto: Screenshot/YouTube

Alberati thotë në vazhdim se është viktimizuar dhe se kjo e ka bërë që t’i japë dorën në momentet më të vështira, kur edhe nisi karrierën në muzikë.

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
Lexo po ashtu Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

“Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qeranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën”, shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e e pren në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai”, theksoi tutje.

Ai pretendon tutje se e ka pajtuar Gjestin me familjen e vet dhe i ka qëndruar gjithnjë pranë.

“Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë”, shton më tej. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Magazina
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Magazina
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Magazina
Kalo në kategori