Anne Hathaway u shfaq në studiot e “Jimmy Kimmel Live!” në Los Angeles, duke treguar hapur barkun e saj të rrumbullakosur, vetëm pak pasi iu përgjigj spekulimeve në rrjet se shtatzënia e saj nuk ishte e vërtetë.

Aktorja 43-vjeçare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, zgjodhi një veshje tërësisht të zezë për paraqitjen televizive.


Ajo kishte veshur një bluzë të gjatë, pa mëngë dhe me një kopsë në pjesën e përparme, e cila i nxirrte në pah barkun e shtatzënisë, shkruan DailyMail.

Hathaway e kombinoi pamjen me pantallona të gjera me bel të ulët dhe këpucë me taka të hapura.

Flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe çokollatë i kishte stiluar në valë të buta, ndërsa pamjen e kompletoi me bizhuteri të arta dhe syze dielli në formë ovale.

Paraqitja erdhi pasi aktorja reagoi ndaj komentuesve që pretendonin se barku i saj ishte “i rremë” dhe se ajo po shtirej sikur ishte shtatzënë.

Në një postim në Instagram, Hathaway iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë këtyre spekulimeve, duke shkruar: “Flokë artificialë, bark i vërtetë”.

Spekulimet nisën pas paraqitjes së saj në premierën në Los Angeles të filmit “The End of Oak Street”, ku Hathaway u shfaq me një veshje të personalizuar nga Prabal Gurung.

Pamja e saj në tapetin e kuq u bë virale, ndërsa disa përdorues të rrjeteve sociale vunë në dyshim nëse barku që shfaqte ishte real.

Hathaway njoftoi gjatë kësaj vere se është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo dhe Shulman, me të cilin u martua në vitin 2012, janë prindër të dy djemve, Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, gjashtë vjeç. /Telegrafi/