LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Na është kthyer uria për fitore

Leonardo: Na është kthyer uria për fitore

Trajneri i Milanit, Leonardo, është i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme prej 3-2 ndaj Udineses në kuadër të Serie A.

Alexandre Pato u rikthye duke shënuar një gol, ndërsa edhe Klaas-Jan Huntelaar shkëlqeu duke shënuar dy gola për rosonerët, të cilët të martën do të kenë një përballje të vështirë në Ligën e Kampionëve përballë Manchester United.

“Ka shumë gjëra pozitive, para së gjithash fitorja. Me kalimin e kohës fitoret vijnë më lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të shohësh urinë për fitore, edhe kur kishte pengesa, si goli që pranuam para pauzës”.

“Alessandro Nesta ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe Alexandre Pato është rikthyer nga lëndimi i gjatë, pa humbur asnjë prej aftësive dhe ritmit të tij. Ka shumë për të qenë të lumtur”, ka thënë Leonardo./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori