LAJMI I FUNDIT:

Lenovo K80 vjen me 4GB RAM

Lenovo K80 vjen me 4GB RAM

Asus ka qenë prodhuesi i parë i telefonave mobil që ka ofruar 4GB RAM në modelin e saj të telefonit ZenFone 2, ndërsa tani i njëjti është bërë me një konkurrent, përkatësisht modelin Lenovo K80 i cili ofron harduer të ngjashëm.

Lenovo K80 fillimisht do të debutojë në Kinë më 30 prill për një çmim prej 290 dollarësh, që është kosto e ngjashme me atë të ZenFone 2. Por për këtë çmim Lenovo K80 ofron këto specifika.

Ekranin me 5.5-inç në full-HD, procesorin 1.8GHz 64-bit Intel Atom CPU, 4GB RAM, 64GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 13MP me OIS, lidhjen për LTE, baterinë me 4,000mAh, hollësinë e pajisjes me 8.5mm si dhe dy variantet e ngjyrave
Më tej, Lenovo K80 sjell edhe Android 5.0 me Lenovo Vibe UI. (Telegrafi)